Shoqata e Konsujve tani pjesë zyrtare e Unionit Ndërkombëtar të Konsujve
Më pak se një vit nga krijimi, Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, ka hedhur një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e saj.Pasi u radhit në asosacionin europian, kjo shoqatë, është bërë pjesë e institucionit më të lartë të konsujve, Federatës Botërore të Konsujve.Vendimarrja për të bërë pjesë konsujt shqiptarë, është marrë nga Asambleja e Federatës Botërore të Konsujve, në takimin e mbajtur në Bari të Iitalisë.Kjo Federatë, e themeluar në Kopenhagen në Tetor të vitit 1982, për të bashkuar shoqatat apo trupat konsullore nga e gjitha bota, ka funksionuar prej vitesh për të ndarë eksperiencat e mira dhe për të koordinuar përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar statusin dhe efektivitetin e Konsullit.Që nga themelimi, Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri ka qënë mjaft aktive në raportet me institucionet shqiptare, por edhe me ato ndërkombëtare.Anëtarësimi në dy Federatat më të mëdha të Konsujve në nivel Europian dhe Botëror, është një hap para, që hedh, jo vetëm Shoqata e Konsuvje të Nderit në Shqipëri, por edhe vendi ynë dhe diplomacia shqiptare, ndërsa përfaqësohet në të tilla nivele.Aktualisht, numërohen rreth 20.000 Konsuj Nderi në të gjithë botën dhe 30 Konsuj Nderi në Shqipëri.Në Shqipëri shtetet e përfaqësuar nga nga personalitete të njohura në fushën e biznesit, medias dhe diplomacisë, janë Meksika, Austria, Italia, Malajzia, Tailanda, Belgjika, Japonia, Kandaja, India, Maqedonia, Rumania, Maroku, Qipro, Malta, Islanda, Estonia, Lituania, Sierra Leone, Bullgaria, Finlanda, San Marino, India, Bosnje Hercegovina, Mongolia, etj,