New York pushtohet nga i ftohti

Zona perëndimore e Nju Jork është goditur nga një valë e të ftohtit të acartë përgjatë 24 orëve të fundit, me dëborën që ka arritur deri në 1.5 metra.Rreshjet e dëborës dhe era e fortë zgjatën për orë me rradhë pa pushuar.Liqeni në perëndim të Nju Jork-ut është gdhirë në këtë mënyrë, krejt i ngrirë, duke ofruar njëkohësisht edhe pamje spektakolare.Megjithatë akulli pritet të shkrijë brenda të dielës pasi është parashikuar një rritje e ndjeshme e temperaturave.Mjaftuan vetëm 3 ditë mot i acartë dhe dëborë që perëndimi dhe bregu lindor i shteteve të bashkuara të pushtohet nga bardhësia e frikshme, pas ajrit arktik që përfshiu vendin, duke shkaktuar acar dhe akull edhe në vende si Floridas.Ndonëse temperaturat do të pësojnë rritje gjatë të dielës, java e ardhshme pritet të rikthejë temperaturat deri në -30 gradë celcius, duke shënuar rekord të viteve të fundit./Oranews.tv/