VIDEOLAJM/ Lushnje, zjarri përpin kodrën me dru frutorë e ullishte

Flakët kanë përfshirë kodrën në fshatin Hajdaraj të Lushnjes duke djegur një numër të madh drurësh frutorë dhe ullinj.Flakët kanë rrezikuar edhe banesat të cilat ndodhen 500 metra larg vatrës kryesore.Flakët nisën rreth orës 18:00 të mbërmjes së 9 janarit, dhe u përhapën në një sipërfaqe prej 2 km në vijë të drejtë.Tre mjete zjarrfikëse, dy nga Lushnja dhe një nga Fieri, si edhe forca të shumta të policisë së rendit, policisë bashkiake, nënprefektures dhe banorë të zonës, u angazhuan për shuarjen e flakëve.Pas shumë përpjekjesh, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua rreth orës 23:00 të mbrëmjes dhe pasojat e tij kanë qenë rreth 15 hektarë tokë të djegura ku shumica e tyre ishte e kultivuar me drufrutore dhe ullishte si dhe shkurre të larta.Nuk dihen ende shkaqet e rënies se zjarrit, por dyshohet ndonjë vatër zjarri që është ndezur nga banorët për tu ngrohur.Policia po heton për të zbardhur shkaqet.[caption id="attachment_448169" align="alignnone" width="640"]ullishte zjarr lushnje Zjarri mbreme ne Lushnje, 9 janar 2015[/caption]