Vuçiç në Kosovë me 12-14 janar, i kërkon Mustafës eskortën policore
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, do të vizitojë Kosovën javën e ardhme. Për qëndrimin e tij tre ditor, Vuçiç ka kërkuar edhe ndihmën e homologut të tij kosovar Isa Mustafa lidhur me garantimin e sigurisë.Në një letër dërguar Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës, kryeministri serb Vuçiç kërkon ndihmën e Qeverisë për eskortën policore me rastin e vizitës së tij të ardhshme në Kosovë.Letra e plotë dërguar Qeverisë së KosovësI nderuari zotëri,Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vuçiqit, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015.Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00.Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën.