Durrës, zyra e OSHEE në flakë nga shkëndija elektrike, dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2015, 21:28
Zyra e degës rajonale të OSHEE në Durrës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Ngjarja u regjistrua në katin e parë të një pallati 12 katësh në afërsi të portit, ku dhe ushtron verimtarinë e saj zyra për kujdesin e klientit.Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. E në fakt ka qenë një shkëndijë elektrike në sistemin e kompjuterave të zyrës dhe vatra e parë e zjarrit, flakët e të cilës janë përhapur më tej, duke dëmtuar edhe bazën materiale.Dy zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nsiur hetimet për rastin.