Balla akuza Këshillit të qarkut: Braktisën banorët, lanë të izoluar Librazhdin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2015, 22:23
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar këshillin e qarkut të Elbasanit për braktisjen e zonës së Librazhdit, ku pas reshjeve të borës ka patur bllokime rrugësh dhe mungesë energjie.Sipas deputetit të PS-së firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve rurale nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet.Nga Librazhdi, deputeti Balla theksoi se situata e vështirë nxori në pah problemet e mëdha të trashëguara nga e kaluara në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.Por sipas OSHEE brenda 48 orëve pritet të rikthehet energjia për rreth 2200 abonentë në zonën e Librazhdit, të cilët vuajnë mungesën e saj prej 10 ditësh.