FOTOLAJM/Kulla Eiffel fik dritat në respekt të viktimave

Ndërsa në Francë vazhdon kërkimi për dy vëllezërit të dyshuar si ekzekutorët e masakrës së të mërkurës, në qendër të Parisit, Kulla Eiffel ka fikur dritat në shenjë respekti për 12 viktimat të vrara në zyrat e redaksisë së revistës satirike "Charlie Hebdo" .Këtë e konfirmoi vetë kryebashkiakja e Parisit, An Hidalgo."Qyteti ynë ka qenë strehë e shkrimtarëve, filozofëve, gazetarëve që janë kërcënuar për idetë e tyre. Në Paris nuk ka vend për ide ekstremiste të çdo lloji", deklaroi ajo për gazetën franceze "Liberation".