Vlorë, sherr pas divorcit, 5 të plagosur, njëri prej tyre në vdekje klinike

Një konflikt për çështje familjare është bërë shkaku i përplasjes mes 5 personave në Selenicë të Vlorës.Gjergj Bucaj, 48 vjec ka shkuar i armatosur i ndihmuar nga një person i dyte, në lokalin e Edison Bombajt dhe ka hapur zjarr.Ky i fundit së bashku me dy persona të tjerë Dorian Memaj, Igli Jaupaj, kanë qëlluar me sëpatë ndaj Bucajt, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë, dhe aktualisht është në vdekje klinike në spitalin e Vlorës dhe mbahet në jetë nga aparaturat.48 vjeçari Gjergj Bucaj, dyshonte se Edison Bombaj kishte lidhje me ish bashkëshorten e tij 26 vjeçare. Nga konflikti kanë mbetur të plagosur Edison dhe Llambi Bombaj si dhe Dorian Memaj, Igli Jaupaj.Ndërkohë mjekët e spitalit rajonal të Vlorës thonë se orët në vijim do të jenë përcaktuese për jetën e 48-vjeçarit Gjergj Buçaj, për shkak të plagëve të rënda nga goditjet me sëpatë në Kokë.Policia e Vlorës, ka sekuestruar armët e krimit dhe po mban nën vëzhgim për të marrë në pyetje 4 të plagosurit e tjerë, për të zbardhur më shumë detaje rreth përplasjes së orëve të mbrëmjës së të mërkurës 7 janar 2015.[caption id="attachment_447248" align="alignright" width="640"]vlore viktima Në foto: Trupi i 48 vjeçarit duke u transportuar për në spital[/caption]