Promovohet libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu", autori kroat përjetëson Heroin në 17 këngë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 21:18
Në një cikël këngësh të këtij libri poeti i njohur kroat Andrija Kaciç Mioshiç ka përjetësuar figurën e Skëndërbeut në 17 këngë epiko-historike.Për një kohë të gjatë ky ishte libri më i përhapur Kroaci, si një doracak patriotik popullor, duke dëshmuar marrëdhënien e shkëlqyer të dy kombeve shqiptar dhe kroat, por edhe duke dëshmuar inspirimin që prijësi shqiptar i fali poetëve dhe autorëve. Ndërsa sot ka ardhur moment që të vijë në shqip falë Ambasadës kroate dhe MTKRS.Vepra poetike e Gjergj Kastiotit Skëndërbeut i bashkohet korpusit të veprave kushtuar Heroit Kombëtar. Promovimi është organizuar në mjediset e Ministrisë së Kulturës.