Meta në Berat me LGI: LSI, aleancë me ata që krijojnë vende të reja pune

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun Berat, Nasip Naço, ka marrë pjesë sot në aktivin e LGI-së në qytetin e Beratit. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e LGI në Berat deklaroi se rezultati i LSI-së më 23 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm."Asnjëherë kjo sallë nuk ka qenë kaq me jetë, kaq me ngrohtësi, kaq kuptimplotë saç është sot. Dhe kjo është falë punës suaj, angazhimit tuaj, solidaritetit tuaj, mbështetjes që i jepni njëra-tjetrës dhe shpresave më të mëdha që keni për veten taj por sidomos për fëmijët tuaja, për familjet tuaja, për Beratin dhe për gji9thë vendin tonë. Ndaj një falënderim i veçantë i takon të gjitha aktivisteve dhe drejtuesve të Lëvizjes së Gruas për Integrim, atyre që folën dhe që dhanë shumë mendime dhe ide, por edhe të gjitha ju të tjerave, sepse vërtet është bërë një punë e madje, është bërë një punë e cila na jep një besim të plotë se rezultati i LSI-së më 23 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm dhe përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme ne do t'ua kthejmë në një mbështetje shumë më të madhe për ju, për të gjithë komunitetin e Beratit, për të gjithë rrethin, për të gjithë qarkun sepse është një popull i jashtëzakonshëm populli i këtij qarku, një popull punëdashës. Kudo ku janë beratasit dallohen si njerëz që e ndërtojnë të ardhmen me sakrifica, me djersë, me dinjitet dhe kjo në radhë të parë është meritë e nënave të Beratit që i rrisin fëmijët, pikërisht me këto ndjenja, me këto virtyte", u shprehMeta. Ai vlerësoi punën e mirë të bërë ngë deputeti i LSI-së për Qarkun Beratit Nasip Naço në ndihmë të biznesit vendas. Lideri i SI-së u shpreh se angazhimi i LSI-së është punësimi."Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë deputetin tuaj, z. Nasip Naço, për vëmendjen dhe përkujdesjen e tij sepse dëgjova edhe nga sipërmarrësit falënderime për angazhimet dhe për përkrahjen konkrete që ai u kishte dhënë për të pasur ato lehtësira që u krijon mundësinë për të zgjeruar aktivitetet e tyre. Nuk ka gjë më të rëndësishme për të gjithë ne, për politikanët, për të gjithë shoqërinë tonë se sa të fusim edhe një njeri në punës, sidomos ku bëhet fjalë për një grua sepse siç e tha Klajda të fusësh një grua në punë do të thotë t'i kthesh buzëqeshjen përherë një familjeje të tërë. Ndaj dhe angazhimi i LSI është punësimi, ndaj dhe LSI-ja do të jetë edhe më e angazhuar që me politika konkrete, me veprime konkrete t'i shërbejë rritjes së punësimit", vijoi fjalën e tij z. Meta.Ai u shpreh se "ne dhe aleancën më të rëndësishme edhe për 23 qershorin gjykojmë aleancën me të gjithë sipërmarrësit dhe sipërmarrëset e Shqipërisë që synojnë të hapin vende të reja pune sepse rritja e punësimit është lufta më e sigurt që ne i bëjmë varfërisë, është përpjekja më e sigurt që ne të realizojmë për të fuqizuar gruan shqiptare, vajzën shqiptare, familjen shqiptare dhe ne jemi të vendosur për të ecur në këtë drejtim".Ai deklaroi se politika për fat të keq humbet shumë kohë me konflikte tërësisht të padenja të cilat nuk mund ta përmirësojnë jetën tuaj dhe të gjithë qytetarëve , ndërsa shtoi se LSI do të kontribuojë që Berati të jetë në qendër të vëmendjes dhe të ketë infrastrukturë më të mirë.