Ekspozita në 5 vjet pavarësi, lufta e UÇK-së vjen me foto në Muzeun Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2013, 21:01
Tahir Sinani, Adem Shehu apo Adem Selmani janë vetëm 3 nga 60 fotot e ekspozuara të atyre vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria, të cilat dhanë gjakun e fundit vetëm e vetëm që të kurorëzonin lirinë e popullit kosovar.Sot në prag të 5 vjetorit të pavarësisë, Ambasada e Kosovës në Shqipëri tregon, dëshmon se heronjtë nuk vdesin kurrë, emrat e tyre bëhen të pavdekshëm duke fituar përjetësinë në zemrat e kombit.Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, tha se kontributi i të rënëve në Luftën e lavdishme të UCK-së do të sherbeje edhe në arritjen e aspiratave të tjera. Ndërsa autori Safet Thaci përshkrua emocionet e punës së tij.Ekspozita eshte hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.