Rikonstruksioni i shtëpisë së “At Gjergj Fishtës”, Kumbaro: Të hapur për çdo investitor
E ka nisur vitin me shtëpi të re, tashmë në ambjentet e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, por për rikonstruksionin e saj nuk është prekur asnjë para nga buxheti i shtetit dhe vetë Ministrisë së Kulturës.Kështu ju përgjigj pyetjes së “Ora News” mbi investimin e bërë në këtë godinë, ku prej ditës së hënë ka zyrat e reja Ministrja Mirela Kumbaro dhe stafi i saj.Për rikonstruksionin e shtëpisë së “At Gjergj Fishtës”, Kumbaro shprehet e hapur në emër të Ministrisë që drejton për të pritur çdo investitor.Por ku i referohemi rastit të biznesmenit kosovar që është vetëofruar për ta kryer këtë investim, ajo shprehet se en de nuk ka një projekt kon kret në dorë, por vetëm një email që zotëria në fjalë i ka dërguar.Lidhur me ndriçimin e kalave, Ministrja Kumbaro pranon se paratë e shpenzuara deri më tani kanë shkuar kot dhe investimet e kryera kanë qënë jo-inteligjente.Në fund Ministrja e Kulturës premton një ndërhyrje të shpejte edhe për qendrën muzeale të “Gjuhadolit”, godinat disa vjeçare të së cilës po rrënohen nga amortizimi.Deklaratat Kumbaro i bëri ndërsa prezantoi Drejtoreshën e re të kulturës kombëtare për zonën e veriut Majlinda Laçi, e cila zevendëson në këtë detyrë Besi Bekteshin.