Nishani refuzon mazhorancën: Anëtarët e Gjykatës së Lartë sipas ligjit në fuqi

Presidenti, Bujar Nishani, i përgjigjet negativisht mazhorancës,duke refuzuar kërkesën e krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe LSI për rihapje të garës me ligjin e ri për 3 vendet vakant në Gjykatën e Lartë.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të respektojë proçedurat në fuqi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.'Nuk ka asnjë ligj të ri që ka hyrë në fuqi. Kemi një ligj i cili është ende në fuqi, dhe si president i Republikës jam i detyruar së pari të zbatoj kohën e parashikuar në ligj dhe në kushtetutë për procesin, ato kritere që ka ligji.Në këtë rast vazhdoj të konstatoj me keqardhje mungesën e vullnetit të shumicës për të zbatuar vendimet e Gjykatës kushtetuese, pasi ka një vendim që përcakton qartë se cfarë do të thotë konsultë midis presidentit dhe parlamentit për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë.Unë do të vazhdoj të respektojë të drejtën kushtetuese, përderisa ligjvënësi do të vendosë të ndryshojë kushtetutën", deklaroi presidenti Nishani.Në intervistën që Zeri i Amerikës do ta transmetojë nesër, Nishani ka folur edhe për marrëdhëniet e tij të vështira me shumicën në pushtet, reformën e pritshme në Drejtësi dhe shqetësimin për një ndikim gjithnjë e në rritje, si‡ shprehet ai, të politikës mbi gjyqësorin.