Dita e Ujit të Bekuar, si u festua në gjithë vendin
Dita e Epifanisë, ose ndryshe e njohur si dita e ujit të bekuar është festuar nga të gjithë besimtarët e krishterë.Pavarësisht temperaturave të ulëat të rinjtë janë hedhur për të marë kryqin që simbolizon bekim për gjithë vitin për që e mer.Dita e Epifanisë u festua nga të gjithë besimtarët e krishterë edhe në vendin tonë, ku traditë e kësaj feste është hedhja e kryqit në ujë.Në Berat kryqi është hedhur në ujrat e lumit Osum, ku disa të rinj sfiduan temperaturat e ulëta dhe u hodhën në lumë.Kryqi u kap nga Erald Marini 30 vjeç nga Berati.Ndryshe nga Berati ku kryqi u hodh në lumin Osum, në Korçë prej vitesh ky ritual zhvillohet në një shatërvan.Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe ujin e ftohtë të lumit Drino në Gjirokastër, 34 vjeçari Llukan Todri është bërë shpëtimtari i kryqit të hedhur nga At Theodhori Nikolla.Urime për paqe e mirësi kanë shoqëruar paraditen e 6 janarit në Fier. Ndërsa ishte 12 vjeçari Athanas Davidhi ai që kapi kryqin i pari.Edhe banoret e Enorise se Mazhajt, në nenprefekturen e Lushnjes kane kryer ritin fetar te Epifanise me modesti ne kishen e tyre te Shen Dhimitrit ne Kokotove.Temperaturat e uleta me motin e ftohte i sfiduan tre te rinj besimtare, te cilet u hodhen ne ujerat e ftohta, por fitues doli Edison Nushi.E njejta ceremoni u mbajt edhe në Durrës, ku ndryshe nga qytetet e tjera, kryqi në Durrës hidhet në det, nga ku të rinjtë nxitojnë të kapin kryqin, me simbolikën se do të jenë të bekuar gjithë vitin.Vangjel Ndini eshte personi qe ka kapur ne ujërat e detit të Vlores kryqin e hedhur nga at Kostandini .Ceremonia u zhvillua ne nje mot ku temperatura ishte vetem 3 grade celsius dhe forca e dallgeve ishte deri ne 5 balle .Vangjeli ishte i vetmi qe u hodh ne uje ne keto kushte te renduara atmosferike.Ai percolli kete mesazh pak pasi kapi kryqin ne det.Uji i bekuar perdoret gjate gjithe vitit thone besimtaret per te sjelle fat dhe mbaresi ne shtepite e tyre.