Projektet kulturore 2015, drejtuesit e institucioneve kërkojnë ndryshim buxheti
Tirane- S’ka art pa para…Është ky shqetësimi i tre institucioneve kulturore , Muzeut Historik Kombëtar, Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, drejtuesit e të cilave deklarojnë se 2014 ishte një vit i suksesshëm përgjatë të cilit u rritën ndjeshëm të ardhurat nga biletat, por që ato shkojnë për buxhetin e shtetit.Njëzëri ata kërkojnë ndryshim legjislacioni.Por pavarësisht buxhetit të vogël, institucionet kulturore në vend premtojnë se 2015 do të rezervojë surpriza të bukura për publikun shqiptar, duke nisur që nga ekspozitat me piktura, e deri tek pavionet historike.Megjithëse 2014 ishte e mbushur me evente të rëndësishme kulturore, ka pasur edhe ngjarje si ajo e Muzeut Historik Kombëtar, ku u rritën ndjeshëm pakënaqësitë e vizitorëve për shkak se OSHEE përgjatë gjithë muajit dhjetor ka lënë pa energji Muzeun, duke vënë kështu në rrezik edhe sigurinë e institucionit.