Politika greke në ethet e 25 janarit, fushatë e ashpër elektorale
Ethet e 25 janarit kanë përfshirë politikën greke, teksa partitë dhe liderët e tyre po zhvillojnë një fushatë të ashpër, pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit në tre raunde nga parlamenti grek.Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokracia e Re, Antonis Samaras, është shprehur për fitore në zgjedhjet e ardhshme gjatë mitingut të mbajtur në Komotini.Samaras tha se Syriza ndodhet në panik dhe dëshpërim dhe po luan kumar me interesat e vendit.Sipas Samaras, politikat e Syriza-s revokojnë praktika të regjimit të Koresë së Veriut. Grekët duan të qëndrojmë në Europë dhe nuk do të transferohen në Korenë e Veriut meqenëse këtë e do Syriza", tha Kryeministri grek.Kurse lideri i Syrizas, Aleksis Tsipras, vuri në dukje se pasiguria politike është e përkohshme dhe se normaliteti politik do të kthehet sërish, pas zgjedhjeve që ai ka bindjen se do t'i fitojë Syriza.Atëherë vendi përfundimisht do të dalë nga ndërvarja dhe nga kreditimi i detyruar, ndërsa theksoi se "zgjedhjet do të jenë vaterloja e madhe e populizmit.Tsipras i bëri thirrje kryeministrit Antonis Samaras për t'iu përgjigjur një dialogu televiziv publik të hapur, të pastër, para gjykatësit superior, popullit grek, duke shtuar se këtë presin qytetarët, me qëllim që të marrin përgjigje ndaj pyetjeve dhe agonive të tyre për të ardhmen.Teksa zgjedhjet e 25 janarit janë ndoshta më vendimtaret në historinë moderne të Greqisë, qytetarët shprehen të shqetësuar për rolin e Gjermanisë në këtë situatë pas zërave mediatikë se Greqia do të përjashtohet nga zona euro nësë në pushtet vjen partia Syriza.Ata thonë se këto deklarata përhapin panik për një destabilizim të situatës në Greqi dhe alarmojnë votuesit. Por këto zëra i ka mohuar Presidenti i Francës, François Hollande, i cili tha se populli grek është i lirë të zgjedhë qeverinë e tij.Por pavarësisht kësaj, udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës greke Syriza, Aleksis Tsipras, tha të shtunën se politikat shtrënguese të Merkel dhe Ministrit të saj të Financave kanë vënë në rrezik të gjithë Bashkimin Europian.