Gjermani, grupe pro dhe kundër islamizimit në protestë

Gjermania është pushtuar nga grupet pro dhe kundër islamizimit të Europës, të cilët organizuan mitingje rivale në të gjithë vendin.Protestat e europianeve patriotë kundër islamizimit të Europës janë organizuar thuajse cdo javë në Gjermani që nga muaji tetor, por rekordi u shënua të hënën ku në qytetin Dresden u mblodhën 18 mijë persona. Por demonstratat kundër islamizimit të Europës janë dënuar nga politikanë të lartë gjermanë, përfshirë edhe Kancelaren Merkel.Mijëra njerëz marshuan në Berlin, Këln, Dresden dhe Shtutgart. Në Berlin, policia tha se rreth 5 mijë persona kundër islamizimit bllokuan qindra të tjerë që janë pro deferencave fetare në vend. Por sipas policisë, në Dresden 18 mijë persona erdhen të protestonin kundër emigracionit dhe 3 mijë të tjerë ishin kundër islamizimit.Në Cologne, autoritetet fikën dritat e katedrales së qytetit si një mënyrë për t'iu thënë përkrahësve Pegida se ata janë mbështetës të "ekstremistëve". Pjesa më e madhe e qendrës së qytetit u zhyt në errësirë pasi dritat ishin fikur në ndërtesat e mëdha dhe të urave përgjatë Rinit, sipas agjencisë së lajmeve DPA. Kryetari i komunës Kolonjë Juergen Roters tha se kjo nuk është shenjë demokratike, pasi njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.Kancelarja gjermane Angela Merkel në fajlimin e saj të fundvitit dënoi të gjithë ata që kanë paragjykime fetare dhe urrejtje në zemrat e tyre. Ajo bëri mesazh për të pranuar fiderencat fetare dhe sociale. Sipas një sondazhi kryer nga revista Stern, një në tetë gjermanë janë shprehur kundër islamizimit.Gjermania ka numrin më të madh të refugjatëve që këkrojnë azil në Bashkimin Europian, dhe kohët e fundit ka një numër në rritje të personave që vijnë nga Siria dhe vendet e konfliktit.