Kurdët pranë rifitimit të Kobanit, nën kontroll 80% e qytetit

I harruar prej disa javësh tashmë, qyteti sirian Kobani raportohet të jetë 80% nën kontroll të forcave kurde.Të mbështetur edhe nga forcat Peshmerga irakiane ata kanë kapur edhe lagjen më të rëndësishme të e qytetit, ku gjendeshin godinat e drejtorisë së policisë dhe disa godina të tjera të rëndësishme. Të paktën kështu ka raportuar Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut me bazë në Britani.Shteti Islamik kishte marrë pothuajse nën kontroll të plotë qytetin në shtator, por që atëherë, edhe me ndihmën e sulmeve ajrore nga koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjërat kanë ndryshuar dhe ekstremistët janë detyruar të tërhiqen.Që nga e diela, komanda qendrore amerikane ka njoftuar se ka shënjestruar 11 pozicione të Shtetit Islamik që kanë favorizuar përparimin e kurdëve.Ndërkohë, luftimet vazhdojnë edhe qytetin tjetër sirian, Alepo, mes forcave qeveritare dhe frontit të ri rebel, Shamija.I formuar në dhjetori, fronti i rebel po përparon ndjeshëm në zonat përreth qytetit. Në listën e shumë grupimeve që luftojnë në Siri, Shamija qendron përkrah Al-Nusras dhe Shtetit Islamik.