Shkodër, djali plagos babain me thikë pas sherrit: Humba kontrollin
Krim në familje, djali plagos me thikë të atin. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër. Shtetasi Marjan Kasneci 54 vjeç është qëlluar me thikë nga i biri.E gjithë skena ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të tyre, pas një debati që babë e bir kanë pasur.Diamantino Kasneci e qëlloi babain e tij me thike në gjoks, e me pas ka qenë vetë ky i fundit qe ka lajmëruar ambulancën.54-vjeçari është derguar me urgjence në spitalin rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashte rrezikut për jetën.Ndërkohë policia e Shkodrës arrestoi të riun dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë (thikë).Tashmë kane nisur hetimet për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje, ndërsa mbetet mister shkaku i debatit mes babait dhe te birit.Ky i fundit po merret ne pyetje ne komisariatin e Shkodrës, aty ku mbahet i ndaluar.Burime pranë policisë së Shkodres thanë për Ora News, se sipas hetimeve paraprake mes tyre kishte patur mosmarrëveshje kohët e fundit, ç'ka edhe ka acaruar gjakrat brenda familjes.Përpara efektivëve të policisë gjatë dëshmise së parë, i riu nuk ka dhëne detaje rreth konfliktit, por është shprehur se kur ka goditur babain me thikë, kishte humbur kontrollin dhe vepronte pa vetëdije të plotë.[caption id="attachment_446750" align="alignright" width="640"]
Në foto: Vendi ku ndodhi plagosja[/caption]