Nikoliç: BE nuk guxon të na vërë kusht njohjen e Kosovës

“Nuk mund të na vënë kusht njohjen e Kosovës për të na pranuar në Bashkimin Europian. Ne e duam BE-në, por jo pa Kosovën”.Ky është qendrimi i prerë i Presidentit serb, Tomislav Nikoliç, dhënë në një intervistë televizive për një televizion serb."Qendrimi im është i qartë dhe absolutisht i pandryshueshëm - ne duhet të jemi në BE, dhe të hyjmë krenarë. Qendrimi im se kushti për hyrje në BE nuk guxon të jetë heqje dorë nga Kosova, po ashtu, është jeta ime dhe këtu s'ka çka të ndryshojë. Kjo është aq e qartë për BE-në, sa edhe ata tërë kohën e kanë thënë se një gjë të tillë nga ne askush nuk e kërkon", është shprehur Nikoliç.Megjithatë, ai pranoi se përbërja e re e Bashkimit Europian ka qenë më e drejtpërdrejtë dhe e hapur në kërkesat ndaj Serbisë."Ata nuk na kërkojnë tani që të pranojmë pavarësinë e Kosovës, por thonë atë që parlamenti gjerman e ka thënë para dy vitesh, se për të qenë anëtar i BE-së, duhet të nënshkruajmë një marrëveshje për raporte të mira fqinjësore me Kosovën, në të cilën të jenë të përcaktuara të gjitha marrëdhëniet', tha Nikoliç.Ndërkohë, qëveria e Kosovës i ka dërguar një letër ankese Bashkimit Europian, për shkak se sipas saj, Serbia po vazhdon të shekel marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në Kosovë, si dhe për vendimin e fundit të marrë për vazhdimin e strukturave paralele në veri.Sipas një njoftimi të dërguar nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se në shkresën që ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ia ka drejtuar Bashkimit Evropian, përkatësisht Fernando Xhentilini, ajo ka kërkuar që BE-ja të ndërmarrë të gjitha masat për të ndalur Serbinë që të ndërhyjë me struktura paralele në Kosovë, duke këmbëngulur që Serbia po vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.