Obama pret Presidentin meksikan, i kërkon mbështetje për Kubën

Presidenti amerikan, Barak Obama, priti të martën në Uashginton homologun meksikan, Enrike Penja Nieto, të cilit i premtoi mbështetje më të madhe në luftën kundër karteleve të drogës, që kanë shkaktuar jo pak gjakderdhje në të dy shtetet.Në takimin e mbajtur në prani të gazetarëve në Zyrën Ovale, Obama diskutoi edhe për mbështetjen që pret ai nga Meksika në lidhje me reformën ndaj emigrantëve të ndërmarrë prej tij dhe nismën për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.Nieto përgëzoi Obamën për nismat e ndërmarra dhe e falenderoi Presidentin për ndihmën që po i jep Meksikës në luftën kundër krimit të organizuar.Takimi mes tyre erdhi vetëm dy muaj pas Obama miratoi një plan që i garantoi leje qendrimi rreth 5 milionë emigrantëve të paligijshëm në vend, pjesa më e madhe e tyre nga Meksika.Megjithatë Obama paralajmëroi Presidentin meksikan se në vendin e tij dhe Amerikën Qendrore ka mjaft kontrabandistë që po mashtrojnë njerëzit duke i thënë se mund të kalojnë lirshëm kufirin tani sepse do t'u garantohet leje qendrimi."SHBA do të jetë shumë më agresive në ruajtjen e kufirit dhe për të siguruar që njerëzit ta kalojnë ligjërisht atë", u shpreh Obama.Ai i kërkoi gjithashtu homologut meksikan që ta ndihmojë në rinormalizimin e marrëdhënieve me Kubën dhe në vendosjen e një regjimi demokratik në ishull."Meksika do të jetë një mbështetëse e palodhur e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", iu përgjigj Nieto.