Shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave në Tiranë, 5 në pranga
Policia e Tiranës dokumenton disa vjedhje banesash të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në kryeqytet, ndërsa përfunduan në pranga 5 të rinj.Ne cilesine e proves materiale iu sekuestruan sende si Telefona,DVD,Videoregjistrator,sende kozmetike e rroba te vjedhura ne keto banesa.Të arrestuarit janë:1. Flogert Hysa, 22 vjec, banues në Tiranë,2. Fatjon Kaci 18 vjec, banues në Tiranë,3. Edmond Lleshi 19 vjec, banues në Tiranë,4. E.V, 17 vjec, banues në Tiranë,5. Erjon Nikolli 28 vjec, banues në Durrës,Këta shtetas dyshohet se janë bashkëpunëtorë në: Vjedhjen e banesës së shtetasit M.M e ndodhur më datë 18.07.2014.Vjedhjen e baneses se shtetasit P.O, e ndodhur me date 12.11.2014,Vjedhjen e baneses se shetetasit P.S, e ndodhur me datë 27.12.2014Vjedhjen e baneses se shtetasit I.C, e ndodhur me date 04.01.2015Vjedhjen e baneses se shtetases U.F, ndodhur me date 21.10.2014.Aktualisht po kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vjedhje në bashkëpunim" e ngarkim të shtetasve të lartëpëmendur dhe per vepren penale te "Moskallezimit te krimit" per shtetasin Erjon Nikolli.