Kalueshmëria në rrugë, ARRSH: Ja akset ku kalohet me zinxhirë
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë rifreskuar të dhënat mbi situatën e akseve rrugore përgjatë orëve të pasdites së sotme.Nga të dhënat, mësohet pjesa më e madhe e akseve rrugore në vend janë të kalueshme,por nevojitet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave. Bëhet me dije se deri në orën 15:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:Qarku TiranëNe akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-BizeQarku DurresNuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.Qarku ElbasanAksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda.Shembja ne aksin Cerrik – Banje eshte eleminuar.Tani kalimi kryhet normalisht. Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane,pati rreth 30 min rreshje bore, por aksi eshte i paster. Eshte bere spërkatje me kripe.Duhen perdorur zinxhiret sidomos ne segmentin Lunik –Stebleve. Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge.Qarku BeratNe segmentin Kthesa Gllave – Antena ka prani te ngricave. Edhe ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani ngricash ne oret e mengjesit dhe mbremjes.Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku.Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.Qarkullimi ne segmentin Kthesa Gllave-Antena duhet te behet me zinxhire.Rekomandohet qarkullimi me zinxhire edhe ne segmentin Bogove-Kakruke.Qarku VloreNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat ne aksin e Llogorase.Qarku GjirokasterNuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.Qarku KorçeGjate dites kane qene temperaturat rreth 0 grade, vazhdon te kryhet kriposja nga ana e Kontraktoreve ne kthesat e hijezuara per te vijuar kalueshmeria e mjeteve pa probleme.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me zinxhire ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.Qarku KukesNe kete qark ka patur rreshje bore, te cilat njoftohemi se kane pushuar. Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ( sidomos ne Qafen e Luzhes) ka prani ngricash.Ne aksin Bajram Curri – Qafe Morine, ka ngrica ne rruge nga ererat e forta dhe temperaturave te uleta.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto akse: Bajram Curri-Kam (ne Qafen e Luzhes) dhe K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge.Qarkullimi ne aksin Bajram Curri – Valbone dhe B.Curri – Q. Morine rekomandohet te kryhet me zinxhire.Qarku DiberVazhdon hedhja e kripes ,per shkak te temperaturave shume te uleta. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste. Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge, por kontraktori ka marre menjehere masat per pastrimin e saj. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, ne aksin Qafe Bualli-Kraste, dhe ne segmentet Muhurr-Qafe Draj dhe Sllove-Kalaja e Dodes. Kalimi me zinxhire behet edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.Qarku ShkoderPer shkak te temperatura te uleta, po behet trajtimi me kripe i akseve. Ne segmentin nga fshati Vrith deri ne Razem ka prani ngricash ne e para te dites.Njoftohemi se ka patur rreshje bore edhe ne Puke per nje kohe te shkurter, por tani rruget jane pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .Qarku FierNuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – LushnjeQarku LezheNuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe per shkak te temperaturave te uleta. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.Qarkullimi kryhet pa zinxhire gjate gjithe aksit Rreshen – Tuneli Thirre.