Fier, AKU: Në 12 subjekte pranë spitalit u gjetën 50 litra lëngje të skaduara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2015, 13:45
Fier- Pranë shkollave të Fierit tregtohen produkte të skaduara. Alarmin për këtë skandal që vendos çdo ditë në rrezik jetën e nxënësve e kanë dhënë qytetarët fierakë të cilët kanë vënë në lëvizje autorin Autoritetin Kombetar të Ushqimit ne Fier.Denoncimi në fakt ka rezultuar i saktë, pasi në 12 subjekte pranë spitalit u gjetën 50 litra lëngje të skaduara.Po ashtu AKU ka zhvilluar kontroll të produkteve ushqimore në dyqane, kioska dhe tregtarë ambulantë pranë shkollave.Gjatë aksionit AKU ka mbyllur një subjekt tregtar dhe ka vënë disa gjoba, ndërsa janë sekuestruar mallrat të cilave u ka kaluar afati i skadencës.Pas këtij skandali Autoriteti Kombëtar të Ushqimit në Fier tha se do të vijojë kontrollet.