Gjendja në Ibë, firma greke prej 10 ditësh ka ndalur punimet në rrugë

Ndalen punimet për largimin e masivit të dheut që rrëshkiti në Ibë duke rrezikuar jetën e dhjetëra familjeve.Banorët tregojnë se vazhdojnë të jetojnë me qera ndërkohë që gjatë ditës kthehen në shtëpitë e tyre për ti mirëmbajtur ato.Tirane- Ndërpriten punimet në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ku para disa javëve u bllokua rruga për shkak të rëshqitjes së një masivi dheu.Banorët e fshatit Ibë tregojnë se që prej 10 ditësh nuk ka pasur asnjë punim në këtë zone, ndërkohë që vijon qarkullimi i automjeteve por e rrezikshme mbetet sidomos lëvizja e kamionëve me tonazh të rëndë.Banorët shprehen se jetojnë në shtëpi me qera ndërkohë që gjatë ditës rikthehen për të mirëmbajtur banesat.Ndërkohë që bëjnë apel për gjetjen e zgjidhjeje sa më parë.Me dhjetëra familje të fshatit Ibë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi kjo zonë përcaktohet si e rrezikshme për shkak të rrëshqitjes së dherave, ndërkohë që ende nuk ju është dhënë një afat për kthimin e tyre në shtëpi.