Besimtarët ortodokse e të krishterë në vend festuan ditën e “Ujit të bekuar”

Dita e 6-të janarit shënon ditën e ujit të bekuar, apo e njohur si Epifania në kalendarin e festave të krishtera.Qindra besimtarë ortodoksë e katolikë kanë ndjekur meshën në kishën e kryeqytetit, për të kremtuar këtë ditë që për ta është e shenjtë.Qytetarët kanë nxituar të marrin ujë, i cili për ta cilësohet i shenjtë këtë ditë.Sipas traditës, uji mbahet në shtëpi për 1 vit, pihet kur anëtarët e familjes nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore, ose spërkatet shtëpia për të shkuar mbarë.Kjo festë, kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene.