Islami: PD, Komision Hetimor për të inkriminuarit në administratë
PD do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar të inkriminuarit në administratë. Deputeti Kastriot Islami than ë studion e Ora News se një tjetër nismë e të djathtëve do të jetë arritja e një marrëveshje për të ndryshuar ndarjen territoriale.“Do ngrihen Komisione hetimor gjatë këtyre 6 muajve, do ngrihen komisione hetimore për të skanuar, për të ndriçuar cdo lloj emërimi që ka dyshime për rekorde kriminale. Pra opozita duke qenë se në marrëveshje është pranuar që të ngrejë cdo lloj komisioni hetimor, një nga detyrat që ka është të ngrejë 1, 2, 5, 7 , 12, 20…aq komisione hetimore që i duhen për të skanuar gjithcka që është e dyshimtë përsa i përket rekordeve kriminale dhe oligarkike të nejrëzve të zgjedhur dhe atyre të emëruar aktualisht, jo për të ardhmen, gjithcka që është bërë kaq me një mazhorancë oligarkike dhe të kriminalizuar, të cilësuar duhet të çbëhet dhe të vendoset me konsensus. Pra nëse ka një reformë, siç është reforma për ndarjen territoriale që nuk është reformë, por është një ndarje territoriale, e cila mund ta thellonte aspektin oligarkik dhe kriminal të pushtetit, nga një pushtet qendëror i cili është në niveline parlamentit, apo në nivelin e pikave kyce të administratës publike, të kalonte dhe në pushtetin vendor do ta bëntë situatën të pariparueshme. Mendoj se këtu ka vend për të riparë dhe për të rivendosur me konsensus ndarjen territoriale dhe për të penguar pikërisht një fenomen tjetër dhe kjo do jetë një nga sfidat më të mëdha të 2015”, tha Islami.