Tiranë, lokali i basteve përfshihet nga flakët, vetëm dëme materiale
Një zjarr masiv ka përfshirë një lokal pak minuta pas mesnate në lagjen kombinat të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Besim Alla dhe ka vënë në alarm gjithë banorët e zonës.Makina të shumta zjarrëfikëse, forca të policisë si edhe dy autoambulanca mbërritën menjëherë në lokalin e përfshirë nga flakët, ndërsa u deshën disa minuta për vënien nën kontroll të zjarrit.Lokali i djegur ishte një pike bastesh, ndërsa dyshohet se shkak për nisjen e flakëve është bërë soba me dru që përdorinin për ngrohje në një aneks të tij. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar. Banorët përreth lokalit u alarmuan nga frika se flakët mund të përhapeshin edhe në shtëpitë e tyre. Për disa minuta përreth vendit të ngjarjes u shkeput edhe energjia elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun.