Atentatet ndaj miqve të Emiljano Shullazit. Në prill 2012, Pajtim Serjani i shpëtoi një tjetër atentati

Miqtë e Emiljano Shullazit,kanë qene shpesh në shënjestër të sulmeve me armë. (Në foto lart: Makina në vendin ku u qëllua dhe Emiljano Shullazi)20 mars 2011 Në Rrugën e Kavajës në Tiranë vritet Arlind Fuga. I njohur me pseudonimin Pipja, si mik i Emiljano Shullazit, Fuga u qëllua gjashtë herë me armë zjarri pasi kishte dalë nga një kafene ku ishte takuar me vëllain e tij. "Panorama" atehere shkruante se miqësia e tyre datonte nga viti 2005 e ndoshta edhe më parë. Ndërsa në vitin 2006 Shullazi u arrestua nga policia në një banesë të siguruar nga Arlind Fuga, i njohur edhe me nofkën Pipja."Emri i Arlind Fugës, sipas Policisë, dilte në dy dosje të viteve 2009 dhe 2010 në ngarkim të Emiljano Shullazit, ku ndaj tij kanë qenë ngritur akuzat për trafik narkotikesh dhe veprimtari e organizuar kriminale. Sipas këtyre dosjeve, Arlind Fuga i kishte gjetur Shullazit banesën ku qëndroi dhe ku u arrestua në vitin 2006, ndërsa njihte edhe partneren e tij, Elona Fuga. Shtetasi Arlind Fuga, mësohet se ka rezultuar i përmendur edhe në dosjen e një shtetaseje (Albana Lazaj), të akuzuar për mashtrim, e cila në vitin 2007 mori një shumë parash pasi premtoi lirimin e Shullazit nga burgu. Sipas Policisë, Fuga kishte qenë personi që pasi kishte dhënë paratë, i kishte kërkuar Lazajt që të shkonin së bashku te prokurori i përmendur që të mësonin përse nuk po ndodhte lirimi i Shullazit." shkruante Panorama në një shkrim të 23 marsit 2011Sipas Policisë, vrasja e Arlind Fugës,është duke u hetuar si një ngjarje e ndodhur në vazhdim të disa ngjarjeve të rënda të pazbardhura ende në Tiranë që nga korriku i 2010. Vrasja eshtë konsideruar nga analizat e Policisë, si vazhdim i një zinxhiri hakmarrjesh që pas plagosjes së Gilmando Danit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg bashkë me Emiljano Shullazin për armëmbajtje pa leje.26 qershor 2011 Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit,i shpëtoi me një plumb në këmbë atentatit të kurdisur pranë shtëpisë së tij në lagjen “21 Dhjetori”.Ai u qëllua disa herë me armë fare pranë banesës ku jeton ai dhe Shullazi.26 shtator 2011 U vra Arjan Selimi, një emër i njohur për shkak të arrestimit në vitin 2004 për trafik ndërkombëtar droge në operacionin “Kompas”. Selimi nuk ka qenë i rreshtuar me dy grupet rivale në Tiranë, por gjatë kohës së burgut ai kishte qenë shok dhome me ShullazinMbrëmjen e 5 prillit 2012 Pajtim Serjani i njohur si shok i ngushtë i Emiljano Shullazit i shpëtoi një atentati në rrugën"Tre Dëshmorët" në Yzberisht në Tiranë.Atëherë u qëllua me makinën e tj por plumbat nuk e prekën. Vetë Serjani u përpoq ta fshihte atentatin duke e dërguar makinën tip "Volsvagen Phaeton”, ngjyre e zezë në një servis, për të patinuar me Stuko vrimat e shkaktuara nga plumbatPolicia e arrestoi për akuzën e Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës"Arrestimi i tij u bë sepse më datë 05 Prill 2012, rreth orës 20.00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë KMY-së, dyshohet se ky shtetas është tentuar të vritet nga një person ende i pa identifikuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Pajtim Serjani" thuhej atëherë në njoftimin e policisë.Pajtim Serjani njihet si person me precedentë penale, pasi është dënuar për një seri veprash penale nga gjykata e Tiranës. Në vitin 2004 ai u dënua së bashku me Gilmando Danin, pasi kishin kanosur me armë shtetasin Klodian Myrto.Në dhjetor të vitit 2009, shtetasi Pajtim Serjani me dy persona të tjerë kanë pasur një konflikt me armë me policinë në zonën e Selitës në Tiranë. Policia tha se Serjani dhe personat e tjerë në një makinë nuk i ndaluan patrullës së policisë dhe më pas, gjatë ndjekjes, pati të shtëna armësh. Nga ana tjetër, Serjani dhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në automjet e akuzuan policinë për ushtrim dhune e keqtrajtime gjatë shoqërimit në komisariat, pas incidentit që kishte ndodhur me armë zjarri në periferi të Tiranës.Arlind Fuga(Ne foto: Arlind Fuga)sg/Oranews.tv