Udënisht, INUK nis shembjen e hotelit, arrestohet avokati i pronarit
Në ditën e dytë të aksionit në Pogradec, INUK dhe policia morën kontrollin e hotelit që ishte shndërruar në fortesë ngujimi për pronarët që kundërshtonin prishjen.“Ne me duar në xhepa, e dokumenta do i presim këtu. Shtëpia është shtëpi. Nuk e liroj kurrë. Nuk ka shans me dalë nga shpitë ton. Është marrë vendimi për shtëpinë tonë. Ne jemi në shtëpinë tonë, nga kjo bukë fëmijësh nuk dalim në atë mënyrë si e mendojnë ata. Si ta ketë shkruar Zoti u bëftë.Zoti qoftë me të drejtën, unë atë kërkoj. Pres të vendos gjykata që i besoj shumë. Ne do vetëmbrohemi me sa kemi mundësi brenda pragut. Shteti është shtet. Ata duhet të gjejnë tjetër rrugë, nuk kemi çfarë diskutojmë më”deklaroi pronari i hotelit para se INUK të ndërhynte.Por 20 anëtarët e familjes së Azem Brahajt u nxorën nga objekti tre katësh nga policia, ndërsa fadromat e INUK i dhanë objektit goditjen e parë për ta shembur. Aksioni nisi rreth orës 16:30 të pasdites.Ndërhyrja ka sjellë debate të forta mes avokatit të familjes, Altin Goxhaj dhe efektivëve të policisë të cilët e kanë shoqëruar në komisariat për fyerje të inspektorëve.Arrestimin e tij e njoftoi zyrtarisht edhe policia.“Komisariati policor i Pogradecit bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Altin Goxhaj me detyrë avokat, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve që kryejnë detyra shtetërore.Pasi sot në fshatin Udënisht ka penguar punonjësit e INUK për të prishur hotel “Kukësin”.Ndërkaq Goxhaj pretendon se ka pamje filmike ku kërcënohet nga shefi i komisariatit Pogradec dhe pamje filmike ku debaton me inspektorët e INUK të cilët e ofendojnë dhe i grabisin telefonin. Goxhaj ka thënë se ata duan të fshijnë pamjet.INUK ka ndërmarrë një aksion 10 ditor ne Udënisht ku në listën e prishjes janë 20 objekte Ora 17:00 Korrespondenti Artin Halili informon mbi situaten në lidhje telefonike “Pak monmente më parë ka nisur prishja e hotelit. Rreth orës 14:00 të drekës pati një përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit nuk pranonin të hapnin dyert e hotelit ku ishin ngujuar. Policia ndërhyri me forcë, duke shqyer porten kryesore.Ndërkohë që para 30 minutash kur nisi dhe aksionin për të shembur godinën ka pasur edhe një tjetër konflikt mes avokatit Altin Goxhaj që mbron interesat e familjes Brahja dhe inspektorëv e të INUK.Avokati u ka kërkuar një vendim për prishjen e objektit të klientit të tij, gjë e cila nuk është paraqitur nga INUK. Pati një debat mes tyre dhe inspektorët e INUK pretenduan se Goxhaj i ka ofenduar.Policia ka bërë arrestimin e tij. Disa prej banorëve deklaruan se Goxhaj është goditur prej policisë me grushta gjatë arrestimit. Ndërkohë që tashmë ai gjendet në komisariatin e Pogradecit, në qeli”.Ora 14:00 Policia nxjerr me forcë nga ngujimi pronarin e hotelit[caption id="attachment_446766" align="alignright" width="640"]
Në foto: Momenti kur forcat e policisë hynë me forcë te hoteli[/caption][caption id="attachment_446768" align="alignright" width="640"]
Në foto: Momenti kur forcat e policisë hynë me forcë te hoteli[/caption][caption id="attachment_446769" align="alignright" width="640"]
Në foto: Momenti kur forcat e policisë hynë me forcë te hoteli[/caption]INUK vijon aksionin për të dytën ditë në Udënisht të Pogradecit, në zonën përgjatë bregut liqenor. Pas mosarrjtjes se negociatave mes INUK dhe pronarit të një hoteli 3 katësh, ai është nxjerrë me forcë nga godina.Ndërkohë debate janë zhvilluar mes avokatit të familjes dhe INUK, ku sipas avokatiti, Inspektoriati Ndërtimor nuk ka një dokument me vendim për prishjen e godinës.Aksioni ka nisur që prej orës 10 të mëngjesit dhe fadromat kanë dalë në lokalet që ndodhen buzë liqenit.Ndryshe nga dy fazat e kaluara këtë herë INUK e ka marrë në të kundërt pjesën e prishjes së ndërtimeve. Nëse më parë vinte nga Lini në Pogradec, këtë herë e ka nisur nga qyteti në drejtim të Liniti.Ajo që duhet theksuar është fakti se vazhdon të mbetet e ngujuar në hotelin e tij familja e Azem Brahjat. Gazetari ynë në informon se pas një kontakti që pati me zotin Brahja, i ka konfirmuar se edhe sot do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar.Edhe sa i përket heqjes së orendive, pronarët nuk kanë marrë një letër të protokolluar që të thote se këto godina do të lirohen.