Kërkimet e avionit të AirAsia në ditën e nëntë

Kërkimet për rrënojat dhe trupat e viktimave të avionit AirAsia kanë hyrë sot në ditën e nëntë. Gjuetia e kutise së zezë është një nga prioritetet e autoriteteve për të kuptuar edhe misterin e aksidentit tragjik, ku 160 persona humbën jetën teska po udhëtonin nga surabaja drejt singaporit.Ekipet e kërkimit po përfitojnë nga një qetësim i motit të keq për të avancuar me operacionet, pasi moti i ashpër ka penguar deri tani zhvillimin normal të tyre. Autoritetet indoneziane besojnë se bishti dhe pjesë të tjera të avionit ndodhen në fund të detit Java, por rryma të forta, erërat e fuqishme dhe dallgët e mëdha kanë penguar përpjekjet e polumbarëve.Regjistruesit, të cilët mbajnë informacione që mund të hedhin dritë mbi shkakun e aksidentit, janë të vendosur në pjesën e pasme të avionit, duke e bërë në këtë mënyrë vendimtare tërheqjen e këtyre pjesëve. Kreu I operacioneve të kërkim shpëtimit deklaori për mediat se prioritet I tyre është gjetja e trupave dhe e pjesëve të avionit, por vecanërisht e kutitë se zezë, duke dhënë edhe detaje mbi mënyrën e kërkimit dhe zhvillimin e operacioenve.Avioni indonezian AirAsia u rrëzua në detin Java më 28 dhjetor, me 160 persona në bord, teksa ishte nisur nga Surabaja drejt Singaporit. Nuk pati asnjë të mbijetuar, ndërkohë që deri tani janë gjetur 37 trupa. Por autoritet thonë se pjesa më e madhe e trupave duhet të jenë ende në disa pjesë të avionit, të bllokuar në trupin e tij. Operacionet po zhvillohen edhe me ndihmën e ndërkombëtareve, të cilët kanë dhënë mkontributin e tyre me helikopterë, avionë dhe anije.