Dekriminalizimi i Kuvendit përplas në “Tonight Ilva Tare” Pollon dhe Klosin
Nisja e sesionit të ri parlamentar në 19 janar, do ta vërë shumicën përballë një projekligji konkret të hartuar nga opozita për dekriminalizmin e Kuvendit.Deputeti demokrat Genc Pollo, që negocioi me socialitët, rezolutën për kthimin e opozitës në Kuvend, tha se ekspertë të selisë blu, po punojnë për një projekt që mund të sjellë ndryshime ne Kushtetute, por edhe ne Kodin Penal dhe atë Zgjedhor.Të ftuar në studion e Tonight Ilva Tare ishin edhe analisti Mentor Nazarko, deputeti i PS-se Blendi Klosi, Arion Sulo, kryeredaktor i gazetes Mapo, edhe Fabian Zhilla, Kriminolog, Pedagog në Institutin Kanadez të Teknologjise.Genc Pollo: “Për PD, nuk po flas për palën ndërkombëtare po punojnë specialist të fushës për të ardhur me një koncept, me një propozim mundësisht të detajuar, por duke parë të arsyeshme se cfarë propozimi ka mazhoranca. Shpresoj që e njëjta gjë të ndodhi edhe në mazhorancë, për këtë unë nuk kam dijeni. Nëse duhet të preket Kushtetuta. Kemi një mazhorancë, përderisa ajo rezolutë u votua unanimisht, nuk lexova një votë kundër apo abstenim, në këtë mënyrë mund të ndryshojnë ligjet e shtetit nëse është e nevojshme për situatën ku kemi degraduar, pra kushtetutë, kod penal, Kod Zgjedhor dhe ligje të tjera, por këto kërkojnë një debat”.Dekriminalizmi i kuvendit, ishte një nga çështjet që përplasi ne debatin e Tonight Ilva Tare, Pollon me socialistin Blendi Klosi. Ky i fundit në emër të mazhorancës dha garanci për të mbështetur çdo nismë për të larguar të inkriminuarit nga kuvendi dhe insitucionet të tjera shtetërore.Blendi Klosi: “Hajde ti marrim dhe jo të ngelet, janë nja 20 emra aty, të thuhen emrat, rekordet kriminale dhe ata të spastrohen nga politika. Gjithë problemi është sic e thashë, ca shteti është i fortë, ca kanë garanci njerëzit që mos bëjnë ndërtime pa leje, se kush bën ndërtim pa leje futet burg. Sa kanë frikë nga shteti se po të mbjellin drogë futen në burg ashtu do jenë dhe forcat politike që nëse vendosin përfaqësues të komunitetit që janë real përfaqësues të politikës dhe nuk kanë këtë botën tjetër anësore, forcat politike do të kenë një përqasje tjetër. Por te mos dalim tani këtu dhe të bëjmë shenjtorët, kur ndërkohë e gjithë situata është e vështirë. Ne kemi parti të vogla në terren që gjurmojnë këto elementët negative dhe bëhen deputetë fare thjeshtë dhe politikës shqiptare i keni munguar kot 6 muaj ( i drejtohet Pollos).”Pollo: Po të ishim ne aty dhe të silleshim normalisht ne nuk do të kishim jo vetëm rezolutë po as impenjimin jo të Klosit, po as të Edi Ramës e Ilir Metës që do bënin ata që duhet ta kishin bërë.Klosi: Për ju nuk ka qenë shqetësim dekriminalizimi. Lufta që ka bërë qeverisja e Edi Ramës në cdo skaj të Shqipërisë ju nxori ju jashtë loje.Tonight Ilva Tare, i kushtoi këtë emison të parë të 2015 sfidave që e presin klasën politike në ketë vit elektoral, fill pas rezilutës së fundvitit, që mund të cilësohej edhe si paqja e Krishtlindjes.Emisioni i gazetares Tare, do të vijë në ketë sezon të ri, dy herë ne javë të henën dhe të merkurën, nga ora 21-23 të mbremjes, për ti dhënë jetë një debati dhe përballje, ne emër të interesit të qyetarëve.