24 vjetori i RD, Basha: Media të ruajë pavarësinë përballë fraksioneve të krimit

Në 24 vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, gazetës së parë opozitare në Shqipëri, kryetari I Partisë Demokratike kishte një mesazh të fortë.Lulzim Basha apeloi median shqiptare që të ruajë pavarësinë përballë fraksioneve të krimit të organizuar qeverisë që po tentojnë ta kapin dhe ti imponojnë çensurën e tyre ndaj "të vërtetave të hidhura".“Ky diskurs synon të identifikojnë  format e reja, akoma më të sofistikuara,  të përpjekjeve për marrjen nën kontroll  të mediave nga pushteti ekzekutiv dhe krimi i organizuar, për të vënë nën censurë të vërtetat e hidhura, të dhimbshme dhe tronditëse të  jetës së përditshme të qytetarëve.Për të prodhuar realitete virtuale të një mirëqënie, sigurie dhe normaliteti  inekzistent për shumicën dërrmuese të qytetarëve. Për të frenuar e mundësisht  ndalur për hesap të qeverisë  shpirtin e protestës dhe revoltës qytetare kundër gënjeshtrave, mashtrimit dhe përkeqësimit të gjendjes për shkak të politikave të qeverisë. Ky në fakt është antimisioni i medias në demokraci.”Ndërsa akuzoi qeverinë për krijimin e medias konformiste basha tha se shembulli më tipik është rezoluta për dekriminalizimin e parlamentit.“Qeverinë  që ka nevojë të ngutshme të hedh në sulm  kundër opozitës  kë të mundet e kë të gjejë të disponueshëm për të nënvleftësuar e përbaltur çdo përpjekje dhe nismë që ka për qëllim të ndalojë të keqen, përfshirë nismën tonë  historike për  dekriminalizmin e Kuvendit  dhe administratës, për çmontimin e mekanizmit që promovon trafikantë dhe  kontingjente të krimit të organizuar në institucionet përqaqësuese dhe në postet drejtuese”, u shpreh Basha.Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm drejtues ndër vite të gazetës Rilindja Demokratike, politikanë, pronarë dhe drejtues mediash dhe gazetarë.