Dy atentate në Tiranë, 1 i vrarë. Plagoset Emiljano Shullazi dhe miku i tij
Tirane-Kryeqyteti tronditet mbrëmjen e 5 janar 2015, nga dy atentate me armë, me një bilanc: 1 i vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre dhe Emiljano Shullazi. Ngjarjet kanë ndodhur në një hark kohor prej disa minutash në distancë me njëra tjetrën fillimisht në rrugicën "Islam Alla" pranë rrugës së Kavajës dhe më pas në Qafë Kashar. Shënjestër e atentateve dyshohet të ketë qënë një emër i njohur për drejtësinë, Emiljano Shullazi si edhe pjesëtarë të bandës së tij.
Viktima është Arianit Sterjo nga Çorovoda, 42 vjeç i cili dyshohet se ishte atentatori ndërsa të plagosur mbetën Emiljano Shullazi, Pajtim Serjani dhe një efektiv i policisë Roland Meta
Ora 20:15- 5 Janar 2015/ Atentati ne rrugen "Ismal Alla" Ngjarja nis rreth orës 20:15 kur u raportuan të shtënat e para me armë në rrugën “Islam Alla”, pranë Rrugës së Kavajës, në qendër të Tiranës. Mësohet se një person ka qëlluar me armë mbi 32 vjeçarin Pajtim Serjani. Dyshimet e para flasin për një shkëmbim zjarri mes bandave rivale kriminale. Sipas informacioeneve ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga policia, një person raportohet se ka qëlluar mbi Pajtim Serjani, i cili njihet si mik i Emiliano Shullazit. Vetëm pak metra më tutje në rrugën "Him Kolli" gjendet i vdekur 42 vjeçari Arianit Sterio, që sipas informacioneve të para mësohet se është atentatori. Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes dhe nëse efektivi i policisë ka ndërhyrë për të shmangur atentatin. Të dy të plagosurit janë shtruar në spitalin e traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ora 20: 30- 5 Janar 2015/ Atentati ndaj Shullazit ne Qafe Kashar Vetëm pak minuta më vonë u raportua se Emiljano Shullazit i është bërë atentat në Qafë-Kashar. Shullazi po udhëtonte me makinën e tij ku disa persona ende të paidentifikuar kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tij duke e detyruar të dalë nga rruga. Mësohet se të paktën 12 plumba janë shkrehur në drejtim të automjetit të tij. Shullazi ka qenë duke udhëtuar me makinë, kur është qëlluar nga një mjet tjetër. Policia ka sekuestruar automjetin tip volksvagen Golf me targë AA 629 HR por edhe një automjet tjetër prej të cilit dyshohet se është qëlluar Emiljano Shullazi. Burime nga spitali i traumës bënë të ditur se Shullazi ka marrë plagë në shpatull por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndonëse kanë kaluar disa orë ende nuk ka një deklaratë zyrtare të policisë për dy ngjarjet e rënda, që dyshohet se kanë lidhje me njëra tjetrën.
Ekzekutohet "vrasësi me pagesë" Gazeta "Panorama" shkruante sot në mëngjes, (6 janar 2015) se Arianit Sterjo i cili u gjet i vrarë në rrugën "Him Kolli" ishtë person me precendetë penalë. 42 vjeçari nga Çorovoda ishte i dyshuar si vrasës me pagesë.
Ne 2012 Pajtim Serjani i shpetoi nje atentati tjeter Atentati i sotem është i dyti pasi atij të ndodhur në 2012.Mbrëmjen e 5 prillit 2012 Pajtim Serjani i njohur si shok i ngushtë i Emiljano Shullazit i shpëtoi një atentati në rrugën"Tre Dëshmorët" në Yzberisht në Tiranë.
Serjani jashte rrezikut Mësohet se Serjani është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dëshmia e tij para policisë pritet të hedhë dritë mbi ngjarjet e mbrëmjes së sotme. Plagosja ndodhi në të njëjtin vend ku pak më parë u vra pak dite me pare Shkëlzen Leka. Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërriten forca të shumta policie dhe drejtori i Policisë Artan Didi.