Sekuestrohet 242 kg marijuanë në kufi me Greqinë, arrestohet një shtetas grek

Një sasi prej 242 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë eshte sekuestruar pasditen e sotme në jug të vendit, në kufi me shtetin grek.Burime nga policia e kufirit bëjnë me dije se droga u kap në një automjet në Delvinaq, midis Gjirokastrës dhe Janinës, i cili drejtohej nga një 45-vjecar grek.Po sipas policisë lenda narkotike ishte vendosur në thasë të zinj plastmasi, e ndarë në 220 pako, ndërsa ishte fshehur në kabinën e pasagjerit dhe në bagazh.Ndërkaq blutë bëjnë me dije se sasia e marijuanës ishte transportuar me krahë deri në kufi, ku më pas i është dorëzuar edhe shtetasit grek, për të pasur më pas si destinacion Athinën.Policia ka vënë në pranga poseduesin e lëndës narkotike, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në trafik.