Plagosen prindërit, agresori rrëmben foshnjen 3 javëshe në Kaliforni

Policia në Long Beach të Kalifornisë bëri thirrje për ndihmë për gjetjen e një fëmije, i cili rezulton i zhdukur pasi prindërit e tij dhe xhaxhai u qëlluan brenda në shtëpinë e tyre.Ngjarja e rënë ndodhi të shtunën dhe policia thotë se ka marrë një thirrje për ndihmë po atë ditë, vonë pasdite.Detektivi, Lloyd Cox, thotë se kur policia arriti në vendin e ngjarjes, gjeti tre persona, dy meshkuj dhe një femër të plagosur, të cilët më pas u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.Oficerët e policisë mësuan gjithashtu se një fëmijë, vetëm tre javësh, ishte marrë nga shtëpia nga agresori.Xhaxhai i foshnjes ka dalë nga spitali, kurse gjendja e prindërve është e rendë, pas plageve të marra në gjoks.Nuk dihet ende identiteti i personit të aramatosur që ka hyrë në shtëpi, ka qëlluar tre personat dhe më pas ka sekuestruar foshnjen, dhe për më tepër nuk dihet motivi që e ka cuar në një veprim kaq ektrem.Policia dyshon se agresori mud të jetë dikush i njohur për familjen dhe shpreson që ai të kujdeset për foshnjen vetëm tre javëshe.Ndërkaq për fqinjët kjo ngjarje është befasuese, pasi sipas tyre familja ka dy dekada që jeton në atë lagje dhe kurrë nuk kanë patur ndonjë problem.