Shqiptarët pastrim parash në Londër, kapet banda me 300 mijë sterlina
Policia angleze shkatërron një bandë shqiptare të pastrimit të parave. Katër shqiptarë me banim në Londër janë kapur në flagrancë me 300 mijë sterlina, të cilat i transportonin me makina.Ndalimi i tyre u be pas një operacioni të gjerë survejimi nga Agjensia Britanike e Luftës kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike.Disa prej tyre jane kapur ne flagrance duke transportuar paratë me makina, ndersa te tjere në banesat e tyre në qendër dhe veri të Londrës, ku u janë gjetur edhe dokumenta false identiteti italiane dhe greke.Të arrestuarit janë Perparim Hoxha 30 vjeç, Musa Gikola 29 vjeç, Tahir Qadir 39 vjeç dhe Alban Neza 31 vjeç. Hoxha, Gikola dhe Qadir u arrestuan nga policia në 22 maj 2014.Shqiptarët e kanë pranuar fajësinë në Gjykatën e Reading dhe janë dënuar me 7 vjet e gjysmë burg, ndërkohë që dy prej tyre Tahir Qadir dhe Alban Neza, ku i fundit me shtetësi britanike, janë dënuar me kusht. Të dënuarit do të deportohen në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.Kryedetektivi britanik George Rakowski thotë se “të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar kanë neviojë për shërbimin e pastrimit të parave për t’i bërë paratë e krimit të duken si legjitime dhe këta të dënuar kanë qenë të përfshirë pikërisht në këtë ndërmarrje”.Vitet e fundit ka pasur një shtim të rasteve kur shqiptarët janë kapur me sasi mjat të mëdha parash pa qenë në gjendje të justifikojnë origjinën e tyre, madje edhe në raste kur kanë jetuar veçse disa muaj në Britani.