Një amerikan mund të jetë ekspozuar ndaj Ebolës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2015, 09:32
Një punonjës amerikan i shëndetësisë që ndoshta mund të jetë ekspozuar ndaj Ebolës në Sierra Leone, pritet të mbërrijë për vëzhgim sot në një spital të shtetit të Nebraskës.Drejtori i mjekësisë në Njësinë e Izolimit të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Nebraskës në Omaha, Phil Smith tha se pacienti i paidentifikuar “nuk është i sëmurë dhe nuk ka infeksion ngjitës”.Pacienti do të mbahet në vëzhgim për 21 ditë për të parë nëse shfaq shenja të Ebolës.Dje, një spital i Londrës tha se gjendja shëndetësore e një infermiereje skoceze që po trajtohet nga Ebola ishte keqësuar me shpejtësi ditët e fundit dhe ajo është në gjendje kritike./voa/