“Elektra” në teatrin e Durrësit, shfaqja në 11 janar, në ditën e krijimit të trupës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2015, 16:48
Teatri "Aleksandër Moisiu" në Durrës do të nisë sezonin artistik për vitin 2015 me tragjedinë e Sofokliut "Elektra" nën drejtimin e regjisorit Laert Vasili.Aktorët po përgatiten për t'u shfaqur në 11 janar, ditë që përkon edhe me krijimin e trupës "Aleksandër Moisiu", në qytetin bregdetar.Me një këndvështrim bashkëkohor, veç domethënies artistike një rëndësi e madhe i është kushtuar edhe lëvizjes fizike të aktorëve.Gjatë vitit të ri kalendarik në Teatrin Aleksandër Moisiu është programuar vënia në skenë e disa pjesëve teatrore nga autorë vendas dhe të huaj.