Britania në BE, Camerun nuk ndryshon qëndrim për referendumin
Kryeministri britanik, David Cameron, deklaron se do të organizojë një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në Bashkimin Evropian dhe madje ka planifikuar vitin 2017 për këtë nismë.Nën presionin e euroskeptikëve brenda partisë së tij dhe rritjen e popullaritetit të partisë anti Bashkimit Europian UKIP,Cameron ka premtuar se do të rinegociojë marrëdhenien e Britanisë me bllokun 28-vendesh dhe do të përpiqet gjithashtu të kthejë pushtetin e marrë nga B Brukseli, sërish në Londër." Referendumi do të mbahet absolutisht para fundit të vitit 2017 dhe do të isha shumë i kënaqur nëse kjo ndodh më shpejt. Sa më herët të mbahet referendumi, aq më shpejt do të përfundojmë edhe proçesin e rinegociimit të marrëdhënies me Bashkimin Europian."Me kartën e emigracionit në dorë, Cameron pretendon votën e britanikëve në zgjedhjet e majit. Kujtojmë që kryeministri Cameron ka parashtruar planet e tij të vjeshtës për kufizimin e emigracionit nga Bashkimi Europian.Cameron pritet të diskutojë planet e tij dhe të kërkojë ndryshimin e traktatit të BE, gjatë një takimi me udhëheqësen e gjermanisë Angela Merkel në Londër, ditën e mërkurë.Merkel e ka bërë të qartë se ajo nuk do të lejojë kufizimin e lëvizjes së lirë në Bashkimin Europian, por Cameron ka vënë kushte për qëndrimin e Britanisë në zonën euro.Konservatorët e qendrës së djathtë, së cilës i përket edhe Cameron, kanë qeverisur Britaninë në koalicion me Liberal Demokratët e qendrës së majtë që nga viti 2010.Sipas sondazheve, në zgjedhjet e ardhshme Partia Laburiste opozitare është më e favorizuar për fitore, kurse analistët mendojnë se asnjë prej partive nuk do të kryesojnë një shumicë absolute