Videoskandali në QSUT, vajza e mitur: Me 2 djemtë isha në lokal, të dënohen
Zbardhen detaje të reja për videoskandalin në QSUT. Vajza që shfaqet në videoskandalin është minorene dhe është shoqëruar në spital nga 2 bashkëmoshatarët e saj, të cilët më pas kanë përfituar nga gjendja e rënduar e saj, duke abuzuar seksualisht me të.Të 3 personat që shfaqen në video janë nxënës të së njëjtës shkollë në kryeqytet, ndryshe nga personi i ndaluar tashmë nga uniformat blu të Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin Evarist Pasha, i cili është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual.Sipas organit të akuzës, 24 vjeçari që shfaqet në video pranë vajzës së shtrirë në krevatin e spitalit, është një punonjës i një agjencie funerali që rri pranë ambienteve spitalore dhe se hetimet kanë treguar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth muajit shkurt 2014 ne spitalin publik ne Tirane.Ndërkohë burime për Ora News bëjnë me dije se vajza me inicialet Gj.K është vetëm 17 vjeç, gje e cila e rëndon akoma më shumë skandalin, pasi bëhet fjalë për një minorene.Burimet saktësojnë nga ana tjetër se vajza ka qënë nën shoqërinë e dy shokëve të saj në një nga clabet e kryeqytetit, e pasi kanë dëfryer deri në mesnatë, kanë dalë për të shkuar në shtëpi.Djemtë kanë vënë re gjendjen e rënduar të shoqes së tyre dhe kanë menduar ta dërgojnë në spital për ti ardhur në ndihmë më të specializuar mjekësore.Por në këtë moment ata duket se kanë përfituar dhe nga mungesa e personelit të spitalit, e sëbashku me 24-vjeçarin e ndalur tashme nga policia, kanë mundur të bëjnë veprime të turpshme kundrejt 17- vjeçares, e cila shfaqet edhe në video pa ndjenja.Sakaq, policia ka nisur verifikimet paraprake për 2 personat e tjerë që shfaqen ne video dhe pritet që të merren në pyetje për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie qe tronditi opinionin publik dhe jo vetëm.Ndërkohë, Evarist Pasha, ish-studenti i infermierisë nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge e mbetur në tentativë dhe të "mbajtjes pa leje të armëve luftarake".[caption id="attachment_445823" align="alignnone" width="620"]
Në foto:( Në të majtë një prej djemve protagonist në videoskandalin, në të djathtë i arrestuari Evarist Pasha)[/caption]24 vjeçari me origjinë nga Tepelena është arrestuar në Gjirokastër me 96 kg droge në shkurt të 2009-ës. Pritet që gjatë marrjes në pyetje, Pasha të tregojë edhe bashkëpunëtorët e tjerë në videoskandalin.Video ka vënë në alarm edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ngriti grup pune për verifikimin dhe vërtetësinë e saj.Ndërkohë Drejtorja e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" u kujdes të evidentonte faktin se ngjarja ka ndodhur kohë më pare, por deklarata e Prokurorisë se ngjarja ka ndodhur në shkurt 2014 hedh poshtë këto pretendime.Çfarë ndodhi nga momenti kur u publikua videoja në rrjete socialeVideo tregon dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor. Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin “Nënë Tereza”.Gjatë kohës që djemtë abuzojnë me vajzën e re ata komentojnë dhe veprimet tyre.Video ngjalli reagime të ashpra në rrjetet sociale.Shumë prej qytetarëve kërkuan nisjen e menjëhershme të hetimeve e dënimin e autorëve si dhe vënien para përgjegjësisë të drejtuesve të spitalit. Disa orë më vonë video u çensurua nga vete You Tube.