Supervjedhja për skrap e TEC-it Fier, arrestohet “truri” i bandës
Arrestohet shtetasi, Klodian Lilo, nga policia e Fierit nën akuzën e vjedhjes. I njohur ndryshe edhe si "arkitekti" i super vjedhjes se TEC-it në Fier, 36-vjeçari Lilo, lindur dhe banues në Fier, rezultonte në kërkim që prej viti 2012 kur ndodhi dhe vjedhja.Për skandalin e vjedhjes së skrapit në ish-uzinen e Azotikut, e cila u be publike nga emisioni investigativ "Fiks Fare", nën akuzë ranë 12 persona, të cilët rezultonin përgjegjës për vjedhjen e skrapit dhe tregtimin e tij për qëllime përfitimi vetjake.Grupi i personave akuzohen për vjedhjen e objekteve metalike, me qëllim shitjen e tyre për skrap dhe se mendohet se mund të kenë përfituar shuma të konsiderueshme parash.Në periudhen kur Prokuroria lëshoi urdhër-arrestet për personat përgjegjës, mësohet se Klodian Lilo që konsiderohet edhe si "Truri" i vjedhjes nuk ndodhej në Shqipëri.Duket se festat e kanë rikthyer sërish në atdhe, por këtë herë 36-vjeçari nuk ka mundur ti shpëtojë policisë. Sakaq, gjykata kishte vendosur më parë për të masën e “arresit më burg” në mungesë.[caption id="attachment_445808" align="alignnone" width="619"]
Në foto:Vjedhja e Azotikut ne Fier[/caption]