Sfidat e opozitës, 2014 në shenjën e liderit të ri Lulzim Basha

“Politikanët janë gjithandej të njëjtë, ata premtojnë të ndërtojnë një urë dhe aty ku nuk ka lumë”, do të thoshte një politikan me zë në Rusi. Sot kjo shprehje zë vend më shumë se kurrë në Shqipërinë e vitit 2014.Viti politik që lamë pas , ashtu si çdo vit tjetër në demorkaci, e gjeti politikën të mbërthyer në shumë akuza, në shumë debate, në shumë pak bashkëpunim.Ndonëse tranzicioni i pushtetit në vitin 2013, la një shije perëndimore, marrëdhënia delikate mes mazhorancës dhe opozitës ishte në dritë të diellit.Krisjen e parë, mes të majtëve dhe të djathtëve, e dha ndryshimi i njëanshëm me akt normativ të një ligji që ishte miratuar me konsensus, në funsksion të dhënies së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.Partia Demokratike do ta cilësonte si besëshkelje, aktin normativ të kryeministrit Edi Rama që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nënpunësin civil.Ky ligj ishte shndërruar në "mollë sherri" mes palëve, sherr që nuk do të ndahej deri në mbylljen e sesionit parlamentar në 24 dhjetor.Demokratët, akuzuan në vazhdimësi socialistët dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, të sapo ardhur në pushtet, se po fshijnë nga administrata shtetërore specialist, duke i zëvendësuar me militantë partiak, kjo sipas tyre ishte dhe arsyeja e ndërhyrjes për të shtyrë atë ligj.Këtë shqetësim, demokratët e kthyen në betejë politike, betejë që nxori qytetarët në shesh, për të protestuar për largimet e padrejta nga puna, por dhe emërime të njerëzve politik.Akti normativ i qeverisë për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil moblilizoi juristët demokratë për t’iu drejtuar dhe Gjykatës Kushtetuese.Ky ankimim nga njëra anë do të rezultonte fitorja e parë politike për opozitën, ndërkohë që në anën tjetër do të thellonte hendekun e mosmarrëveshjeve dhe do të ashpërsonte gjuhën politike. Gjykata Kushtetuese do ta shpallte të papajtushëm me ligjin themeltar të shtetit aktin e qeverisë.Por pavarësisht kësaj, vendimi i Kushtetueses u lexua në mënyrë të ndryshme nga palët poltike. Teksa mazhoranca betohej se po e zbatonte vendimin, opozita ngrinte zërin duke theksuar se nuk po respektohet vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Kriminalizmi i institucioneve shtetërore, por dhe vetë tempullit të demokracisë, u kthye në betejë dhe akuzë kryesore e opozitës ndaj mazhorancës.Deputeti, Gent Strazimiri, ishte ai që i mëshonte më shum kësaj plage, e si i tillë jo në pak raste u konfrontua verbalisht, por dhe fizikisht.Një fjalim i mbajtur në parlament mbi kriminalizmin, rezultoi në një përleshje mes deputetit Strazimiri dhe deputetëve socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.Kjo situatë solli një ndryshim rrënjësor në komunikimin dhe bashkëpunimin politik në vend. Demokratët u tërhoqen nga parlamenti, duke theksuar se tashmë fjala e lire, demokracia por dhe jeta e tyre është në rrezik.Vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar parlamentin, ishte shkëndija e parë që ndezi flakën e një krize poltike në vend.Por Lulzim Bashës, si drejtues i opozitës shqiptare i duhej që energjitë e tij ti fokusonte në dy drejtime. Nga njëra anë i duhej të ishte në krye të betejes opozitare me qeverinë që ai e cilëson oligarkike dhe rrënuese për Shqipërinë, ndërkohë që në anë tjetër, i duhej të kalkulonte dhe të drejtonte me kujdes proçesin për ripërtëritjen e Partisë Demorkatike.Pasi mbylli fazën e antarësimeve, Partia Demokratike kaloI në një fazë tjetër, atë të zgjedhjes së strukturave në rrethe, një proçes që u ndoq nga afër me shumë vëmendje dhe nga kryetari Lulzim Basha.Pas përmbylljes së zgjedhjes së drejtuesve në rrethe, demokratët u mobilizuan për ngjarjen më të madhe në rreth 15 muaj opozitë, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që do të zgjidhte Këshillin drejtues, por dhe do të miratonte ndryshimet në ligjin themeltar të kësaj force politike, statutin.Si asnjë herë tjetër, në Kuvend morën pjesë rreth 7500 delgatë që me votën e tyre do të zgjidhnin 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar.Përmes një fjalimi që zgjati më shumë se një orë dhe u transmetua live, kreu i PD, Lulzim Basha u kërkoi ndjesë anëtarëve të kësaj partie, por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes Berisha.Sulmoi ashpër disa prej deputetëve demokratë, kur tha se "fjetën mbi dafina" duke harruar anëtarësinë.Konstituimi i Këshillit Kombëtar i hapi rrugë një proçesi tjetër të rëndësishëm, zgjedhjes se kupolës drejtuese. Fundi i nëntorit e gjeti Partinë Demorkatike dhe Lulzim Bashën me staf të plotësuar.Por teksa Lulzim Basha, merrej ngusht me ristrukturimin e partisë, deputetët demokratë vijonin të ishin jashtë jetës parlamentare. Bojkoti për ta vijonte të ishte arma e duhur politike, përballë një mazhorance, që sipas tyre që nuk ja njeh lirinë e fjalës dhe cilëson vetëm fasadë opozitën.Në këtë mënyrë Partia Demokratike kishte shmangur dhe pjesmarrjen në reformat e rëndësishme, si përshembul ndarja territoriale. Demokrartët kishin refuzuar të ishin pjesë e Komisionit të posçëm parlamentar, pasi i drushehin frikës se dhe në këtë Komision do të ishin sa për numër, pasi mazhoranca me forcën e kartonave do të bente ç’ të donte.Por ndonëse i kishin dhënë bashkëryetarin, por dhe të drejtën e vetos në Komision, opozita nuk u bë pjesë e diskutimit dhe hartimit të reformës, duke e lënë vetëm mazhorancën në këtë rrugë. Në 31 korrik, parlamenti miratoi ndarjen e re territoriale, me shkurtim drastik të njësive të qeverisjes vendore, vetëm 61 Bashki.Demorkatët e cilësojnë ndarjen territoriale antikushtetuese, e lidhur ngushtë me interesat elektorale të mazhorancës. Ndaj vendosen, ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse dolën të humbur prej saj.Mosnjohja e hartës territorial, por dhe artikulimi në vazhdimësinë se s’mund të ketë zgjedhje me këtë ndarje, ngre pikpyetje të mëdha mbi vendimin e opozitës se çdo të bëjë më zgjedhejt vendore, tashmë të dekretuara me 21 qershor nga presidenti Bujar Nishani.Kur po mbusheshin rreth pes muaj që opozita nuk ishte në parlament, filluan të dilnin në dritë kërkesat e para konkrete ndaj mazhorancës. Një marrëveshje politike me garant ndërkombëtarët do të ishte çelësi i zgjidhjes së ngërçit politik.Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por dhe një mekanizëm për dekriminalizmin e Kuvendit dhe institucioneve shtetërore do të ishte thelbi i marrëveshjes politike.Por pavarësisht shtrirjes së dorës për marrëveshje, opozita nuk e la kursin e ashpër të saj, protestat ishin një mjet politik i saj, ku e fundvitit ishte ajo e 22 nëntorit.Por si gjithmonë kur politika shqiptare zhytet ne batakun e konfliktit, janë ndërkombëtarët që e kapin për dore për ta rikthyer në rrugën e bashkëpunimit dhe reformave integruese.Të majtë dhe të djathtë në Parlamentin Europian, u anagazhuan në zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri. Knut Fleckenstain, u mandatua nga Partitë Socialiste Europiane, ndërsa Eduart Kukan nga Partitë Popullore, për të dëgjuar të majtët dhe të djathtët shqiptarë në mënyrë që të gjenden pikat e përbashkëta, për arritjen e një marrëveshje.Dy europarlamentarët u ndalën në Tiranë dhe takuan aktorët kryesorë politik, për të diskutuar në detaje ngërçin që i mbante larg. Pas këtyre takimeve, nga Brukseli ata publikuan deklartën e parimeve, ku listoheshin kërkesat bazë të Partisë Demokratike, për tu rikthyer në parlament pas më shumë se 5 muajsh mungesë.Por ndonëse shpejtuan që ta përshndesnin këtë deklratë, opozitës dhe mazhorancës ju deshen rreth 9 orë diskutime që më në fund të shtrëgonin duart për ti dhënë fund krizës politike më shumë se 5 mujore.Seancën e 24 dhjetorit, e cila ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, demokratët zunë vendet e lëna bosh në sallën e Parlamentit.  Demokratët e lexuan si fitore të demokracisë, socialistët e cilësuan si mëshirë ndaj deputetëve që të mos u digjeshin mandatet.Sesioni i ri parlamentar, paralajmëron një intensitet të punës, pasi rezoluta e përbashkët e fundvitit kërkon ndryshime të thella në legjislacion. Teksa do të punohet për hartimin e nje ligji dekriminalizues për parlamentin dhe institucionet shtetërore, me ekspertizën e Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias, politika shqiptare do të përfshihet dhe në ethet elektorale të qershorit.Demokratët e kanë të ndezur llambën e dilemës, për të marrë pjesë ose jo në zgjedhjet parlamentare, ky do të jetë një ndër vendimet e rëndësishme që kësaj force politike i mbetet të marrë në të ardhmen.