Tronditëse, kosovari që fle në trenat e Londrës për të shpëtuar të bijën ...
Një rrëfim tronditës, aq sa edhe pikëllues vjen nga Londra. Personi që shikoni në foto është shtetasi Ali Haliti nga Skënderaj i Kosovës.Ndodhet si emigrant ilegal në Angli për shkak se vajza e tij është e sëmurë. Ajo vuan nga epilepsia dhe mjekët i kanë rekomanduar trajtim jashtë shtetit. Mundësitë e tij ekonomike nuk e përballojnë dot, ndërsa shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë.Në mungesë të një strehe për të futur kokën, ai po fle nëpër trenat e Londrës prej tre muajsh.Ai kërkon punë dhe ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.Sipas bashkatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme.Këtë e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.Rrëfimi vjen nga një shqiptar që jeton në Londër, Yll Latifi. Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij në fb.
Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë.Mirëpo, përgjigjia ka qenë se ai "mund të kthehet përmes kamionëve" ashtu siç ka shkuar në Londër.[caption id="attachment_445854" align="alignnone" width="704"]
(Në foto: Ali Haliti nga Skënderaj i Kosovës teksa fle në një tren të Londrës)[/caption]