Terroristi Kristodulos Ksiros kishte planifikuar sulm ndaj burgut të Koridalosit

Anëtari i grupit guerrilas “17 Nëntori”, Kristodulos Ksiros, kishte në plan të godiste sisitemin e riedukimit dhe sulmi do të kryehej pikërisht në burgun e Koridalosit.Sipas Ministrit të Rendit dhe Mbrojtjes, Vasilis Kikilias, sulmi do të kryehej këto ditë, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Drejtori i përgjithshëm i policisë, Dhimitris Tsaknakis.Pas arrestimit të terroristit të arratisur prej një viti, në shtëpinë e Ksiros, në Anavyso është gjetur një numër i madh armësh, lëndësh eksplozive dhe shumë sende që përdoren për ndërtimin e mekanizmave eksplozivë.Kështu, ndër të tjera u gjetën tetë automatikë kallashnikovë, tre pistoleta, një raketëhedhëse, tri predha RPG, një numër i madh krehrash të lidhura ndërmjet tyre, fishekë të panumërt kallashnikovi, etj.56-vjeçari, i cili në kohën e arratisjes po vuante disa dënime me burgim të përjetshëm për rolin e tij në grupimin më të egër guerrilas në Greqi, u kap të shtunën në Anavisos, një qytezë bregdetare fare pranë Athinës.Në vitin 2013, atij iu dha leje për Krishtlindje, por pasi doli nga burgu nuk u kthye më. Policia greke kishte kohë që kryente kërkime në të gjithë vendin për ta gjetur, ndërsa edhe qeveria u kritikua së tepërmi që e kishte lënë të dilte nga burgu, qoftë edhe me leje.Policia kishte ofruar madje edhe 1 milionë euro shpërblim për ata që ndihmonin në kapjen e tij.Ksiros dhe disa pjestarë të tjerë të organizatës "17 Nëntori" u arrestuan në vitin 2002 dhe u dënuan për 23 vrasje dhe dhjetra sulme me bomba që kishin përhapur panik në gjithë Greqinë për pothuajse tre dekada.Gjatë veprimtarisë së tij, grupi ka ekzekutuar edhe diplomatë grekë, amerikanë dhe britanikë.