Skandali: Vuçiç shkarkon dhe emëron kryetarët e komunave serbe në Kosovë

Serbia vazhdon të mbajë gjallë fuqishëm strukturat dhe njerëzit e saj në Kosovë, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Brukselit.Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegale, që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.Kështu, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliç do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Rexhiqin e deritashëm.Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviçin dhe Nenad Filipoviçin me Dragan Rexhiçin si pjesë e udhëheqësisë.Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.20Nikoliç e fitoi një mandat të ri në krye të Shtërpcës në balotazh me Rexhiçin në zgjedhjet lokale 2013.