BSPSH thirrje Ramës: Rrit pensionet e minatorëve, janë qesharakë

Të thuash që në Shqipëri nuk ka sindikata, është njësoj si të thuash se nuk ka demokraci. Këtë përgjigje i ka dhënë Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare, kryeministrit Rama i cili tha se në Shqipëri nuk ka sindikata.Kalaja, i bën thirrje qeverisë Rama, të kthejë sytë nga minatorët, e t'u rrisë pensionin duke ia bërë në të njejtin nivel me atë të forcave detare, pasi shuma që ata marrin momentalisht është qesharake.Në 4 janar, mbushen 24 vite që nga protesta e parë e sindikatave shqiptare që më pas kanë vijuar me dhjetëra të tilla ku është ngritur zëri për kushtet e minatorëve, të punëtorëve apo edhe për çështje që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.