Mbytet një anije mallrash në brigjet skoceze, zhduken 8 persona

Një anije mallrash, me tetë persona në bord është mbytur në brigjet e Skocisë. Sipas autoriteteve vendase, shkak i aksidentit mendohet të jetë moti i keq dhe deti me shumë dallgë.Edhe kërkimet për tetë personat e zhdukur u pezulluan për të njëjtat arsye, pasi ekipet e kanë pasur shumë të vështirë punën në det.Anija , e cila u mbyt rreth 25 kilometra nga brigjet e Wick, në verilindje të Skocisë, ishte parë nga një traget rreth orës 14:30 me orën lokale.Kompania "Brise of Hamburg", e cila kishte në pronësi anijen, konfirmoi në një deklaratë se ekuipazhi prej tetë personash, shtatë polakë dhe një filipinas ishin zhdukur pas këtij aksidenti të rëndë.Ndërkohë pasagjerët e tragetit që pikasi anijen e mallrave tregojnë se trageti u kthye nga destinacioni për të shpëtuar personat që ndodheshin në anije, por nuk gjetën asnjë gjurmë të saj.Ata tregojnë se kapiteni i tragetit u kthye befas, dhe nisi të kërkojë në vendin e ngarjes, por në ato momente mbase ishte tepër vonë.Pasagjerët dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë tregojnë se roja bregdetare ka reguar menjëherë pas ngritjes së alarmit, por shenja për të mbijuar nuk dukeshin asgjëkundi.