Durrës, prej 24 orësh ende asnjë gjurmë për dy peshkatarët e zhdukur
Ende asnjë gjurmë nga dy peshkatarët e zhdukur në detin e adriatik. Avni Shahinaj 42 vjec dhe Bekim Maçinaj 33 vjec dolën për peshkim pasditen e së dielës, nga fshati Rinia në Durrës me një barkë të vogël por nuk arritën që të kthehen më pas.Moti i keq gjatë mbrëmjes së të dielës dhe vonesa e dy peshkatarëvë amatorë ka vënë në alarm familjarët e tyre që kanë njoftuar policinë. Autoritetet organizuan një operacion të gjërë kërkim shpëtimi nga uji fillimisht dhe më pas nga ajri. Në operacion u përfshinë mjete të rojes bregdetare, policisë kufitare dhe polumbarët. Në ndihmë u përfshinë dhe familjarë të peshkatarëve të cilët fillimisht patën kritika për vonesa në operacionin e kërkimit.“ Shpresa te Zoti vetëm, nuk ka tjetër”.Kërkimet pa rezultat nga uji bënë që operacionit ti bashkohej edhe një helicopter i ministrisë së Mbrojtjes. Por as shtimi i helikopterit nuk zbuloi asnjë shenjë nga dy peshkatarët, vec varkës së me të cilën ata kishin dalë në det.Barka u zbulua rreth 5 milje larg sektorit Rinia dhe u identifikua nga familjarët e peshkataëve si mjeti me të cilën ata do të peshkonin. Por brenda saj nuk kishte asnjë shenjë të dy peshkatarëve për të cilët shpresat po veniten për ti gjetur gjallë.Pasditen e së diles deti në durrës regjistroi forcën 5 ballë dhe dallgët e forta besohet se kanë përmbysur varkën e dy peshkatarëve ndërsa temperaturat e ftohta dhe largësia me bregun mund tu ketë marrë jetën.