Kërkimet për avionin, një anije kineze i bashkohet operacionit nënujor
Me përmirësimin e motit kanë rinisur kërkimet për kutinë e zezë të avionit të pasagjerëve AirAsia, i cili u rrëzua në detin Xhava së bashkume 162 pasagjerët në bord.Ekipet e kërkimit kanë gjetur deri më tani 34 trupa, por mbetjet e shumë viktimave besohet të jenë ende në avion.Dhjetëra anije dhe avionë janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve, ndërsa Kina ka dërguar një anije të specializuar për kërkimet nënujore që do të ndihmojë në gjetjen e kutisë së zezë.Deri tani moti i keq ka penguar përpjekjet për të gjetur viktimat dhe ujërat e ftohta deri në disa gradë nën zero detyruan polumbarët të ndërprisnin përpjekjet e tyre për nxjerrjen e pjesëve të gjetura të avionit.Pengesë për vijimin e kërkimeve është bërë edhe turbullira e ujit që sipas kruet të operacionit e ka bërë të pamundur shikueshmërinën nën ujë dhe për këtë arsye do të përdoren aparaturat e telekomanduara.Ekipet e shpëtimit po përpiqen t'i afrohen asaj që ata besojnë se është trupi i avionit për të nxjerrë trupat dhe kutitë e zeza.Ndërkohë, autoritetet indoneziane kanë pezulluar përkohësisht fluturimet e kompanisë AirAsia nga Surabaya në Singapor, sepse linja ajrore nuk kishte leje për të fluturuar në këtë linjë të dielave, ditën në të cilën u rrëzua avioni.